Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se edhe kur kanë kaluar 73 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve, ende s’janë themeluar institucionet, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se nuk mund të imponohet vota e deputetëve për një kandida të caktuar.
“Kjo situatë është për keqardhje. Kanë kaluar 73 ditë prej përfundimit të zgjedhjeve, dhe ne ende nuk kemi institucione të themeluara. Ata mund ta zgjedhin kë të dëshirojnë, por nuk mund t’ua imponojnë deputetëve të opozitës emrin. Mentaliteti me zor nuk kalon, s’ka vend në demokraci”, tha Krasniqi.
Sipas tij, qëllimi i VV-së është që bllokada të vazhdojë, ndërsa për takimin që kanë pasur me Avni Deharin ai tha se s’ka pas asnjë produkt nga ai takim.
“Qëllimi i tyre është me vazhdu bllokadën dhe jemi në një situatë nga e cila duhet të dalim”, tha ai, ndërsa kur u pyet për një emër që mund ta votonmin si parti, Krasniqi tha se janë të gatshëm të votojnë për një kandidad që s’ka prapavijë të historisë së përçarjes.
“Jemi të gatshëm të votojmë një kandidad i cili s’ka një prapavijë të historisë së përçarjes siç e ka kandidatja e propozuar”, tha Krasniqi.
/Reporteri.net/
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas dështimit të pestë për konsituimin e Kuvendit, ka thënë se duhet të gjindet formula për të dalë nga kjo situatë, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën e krijuar.
Haradinaj tha se për AAK-në, emri i Albulena Haxhiut nuk është i pranueshëm. Ai i bëri thirrje VV-së që të gjejë një kandidat unifikues për kryeparlamentar. “Nëse ju duhen votat tona duhet me bashkëpunu”, tha Haradinaj tutje, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Më vjen keq që nuk po ka mirëkuptim nga VV me gjetë mënyrën me dalë prej kësaj situatë. Ne jemi të interesum me u zgjedh kryetari, nënkryetari dhe të konsituohet Kuvendit.
“Deri më tani beteja politike nuk është zhvilluar asnjëherë për kryetarin e Kuvendit, sa i përket qeverisë ne kemi shprehur se jemi për qeveri të opozitës. Nëse VV nuk gjen zgjidhje ta shohim si do të ecet më tutje, por mendoj se do të ishte në favor të tyre të gjejnë një kandidat unifikues. Nuk është mirë me e mbajtë kështu Kosovën, nëse ju duhen votat tona duhet me bashkëpunu”, tha Haradinaj para mediave.
Ai tha se AAK-ja nuk është për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe potencoi se për të ndodhë kjo duhet dakordimi edhe i partive të tjera.
Mbetet jo, por është një situatë jo e mirë dhe mbetet të shihet se si do të vazhdohet tutje. Haxhiu nuk është kandidaturë unifikuese dhe ajo po na pengon.
“Me kushtëzu votën nëse nuk na votoni ju çojmë zgjedhje, duhet dakordim edhe i pozitës me shku në zgjedhje. Unë jam i interesuar, edhe për bllokadën e parë kam mbajtë qëndrim insistues që të gjindet formula për konsituimin e Kuvendit”, tha Haradinaj. /Reporteri.net/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka paralajmëruar thirrjen të edhe një takimi tjetër me partitë politike nga Kryesuesi Avni Dehari, për të gjetur një rrugëdalje nga situate e krijuar për konstituimin e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Murati tha se shpreson që në thirrjen tjetër të marrë pjesë edhe LDK’ja, e jo sikur sot që mungoi në takimin konsultativ.
“Kryesuesi i seancës besoj do t’i ftoj edhe njëherë partitë politike në konsultime. Shpresoj në thirrjen tjetër për konsultime të marrë pjesë edhe LDK’ja, jo sikur sot dhe të ketë një dakordim që të ecet përpara”, ka deklaruar Murati.
Ai ka lënë të kuptohet se s’do të heqin dorë nga propozimi që Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare.
“Është deputetja më e votuar në legjislaturën aktuale”, tha Murati para gazetarëve.
Tutje, Murati kërcënoi se mund të vijnë në situatën që nëse partitë vazhdojnë të mos votojnë për Kryetaren e Kuvendit, atëherë edhe VV mund të mos i votojë nënkrytarët.
“Nëse hymë në skenarë të tillë do të ishte paradoksale. S’mund të kemi skenarë ku edhe ne e kemi shumicën prej 61 votash edhe opozita për t’i votuar nënkryetarët”.
“Duhet deputetët të votojnë Kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetarët”, ka deklaruar Murati.
Ndryshe, në seancën e sotme dështoi sërish zgjedhja e Haxhiut për këtë post. Ajo mori 57 vota nga 61 sa duhen. Seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të premten, në orën 10:00./Reporteri.net
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit të përpjekjes së pestë për konsituimin e Kuvendit, tha se duhet marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por ka potencuar se LDK-ja nuk bëhet pjesë e kësaj marrëveshje.
Ajo ka thënë se ka parti tjera që kanë shprehur gatishmëri dhe është përgjegjësi e VV-së që të krijojë shumicën e nevojshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ne e kemi thënë që nuk jemi të gatshëm të kemi marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjidhet edhe me marrëveshje politike. Ne e kemi thënë se për LDK-në asnjë kandidat i VV-së nuk është i pranueshëm.
E kemi potencu se Dehari nuk ka asnjë autorizim të thërrasë takime konsultative. Ne s’kemi qenë. E kemi deklaruar votën tonë. Nuk jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje politike, nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromise me VV-në dhe për këtë arsye nuk kemi pse të marrim pjesë në takim.
VV-ja e ka përgjegjësinë për të krijuar shumicën dhe s’po mund ta bëjë. Janë 15 parti parlamentare. Ne nga fillimi kemi thënë se nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike dhe kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me parti politike. Janë edhe 14 parti tjera. është paaftësi e VV-së që nuk po mund ta bëjnë shumicën. Nëse VV-ja ka marrëveshje politike me partitë tjera, ato i marrin votat e atyre grupeve. Ne nuk kemi votë as për partnerët e koalicionit të VV-së”, tha Bajrami para mediave. /Reporteri.net/
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas dështimit të sërishëm për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si Kryeparlementare.
Lekaj ka thënë se më s’ka alternative tjetër dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.
“LVV, e ka humbur drejtimin dhe besimin. Nuk ka më alternativë , qytetarët meritojnë një fillim të ri. Përgatituni për zgjedhje!”, ka shkruar Lekaj./Reporteri.net
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Kërkoj që ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë”, tha Konjufca.
Në sallë të pranishëm ishin 117 deputetë.
/Reporteri.net/
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e parë duhet të ketë një kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit. Ai ka thënë se LDK-ja nuk do të votojë kandidatë të VV-së, por potencoi se ka parti kanë shprehur gatishmëri për këtë.
Abdixhiku ka thënë se në rast se ka mungesë të një marrëveshjeje politike, seanca e sotme e Kuvendit prapë do të jetë e kotë.
“Jemi të qartë për qëndrimet tona. Partia e parë duhet të ofrojë në kandidat që përfaqëson denjësisht Kuvendin e Kosovës, një kandidat konsesual. Ne nuk kemi kandidat konsensual sepse nuk jemi në tavolinën e diskutimeve. Por ka parti tjera që kanë gatishmëri. Le të gjejnë një gjuhë sepse politika është kompromis”, tha ai para mediave.
Kryetari i LDK-së u shpreh gjithashtu i habitur me qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai theksoi se politikës nuk i takon gjuha e shantazhit, por arti i diskutimit.
“Po t’i kisha unë 48 deputetë, do ta bëja edhe Kuvendin edhe Qeverinë, por pa sharje dhe shantazhe. Politika është art i diskutimit”, deklaroi ai. /Reporteri.net/
Një takim konsultativ mes kryesuesit të seancës konstitutive, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike ka përfunduar.
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj konfirmoi përfundimin e takimit.
Ajo tha se VV-ja nuk ka Lëvizur nga emri i Haxhiut për kryeparlamentare, shkruan gazeta online Repoorteri.net.
Kadriaj tha se Dehari nuk ka të drejtë më të thërrasë asnjë konsultim, por duhet ta nisë seancë.
“Kjo është një masakardë dhe tentim i kësaj partie me dezinformu opinionin se kinse të tjerët po e bllokojnë Kuvendin”, tha Kadriaj në T7.
Për pak minuta pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, që u ndërpre të hënën.
Në sallë tashmë kanë hyrë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Paraprakisht, partitë janë ftuar në një takim konsultativ nga Kryesuesi Avni Dehari.
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kandidatja për Kryeparlamentare vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu./Reporteri.net
Kreu i AAK-së, Ramush Hardinaj para vazhdimit të seancës konstituive ka thënë se nuk ka informacione nëse do të ketë ndonjë ndryshim në propozimin për emrin e kryeparlamentarit.
Ai ka përsëritur që nëse do të ketë një kandidat unifikues, AAK-ja do ta votojë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Për emrin e Saranda Bogujevcit, e Shqipe Selimit, Haradinaj ka thënë se nuk është propozim i AAK-së, por një opsion i mundshëm.
“Sot kanë mbajtë një konsultë, më tregoi Timja. Ne nuk kemi dhënë opsione por nuk kam informatë se a do të ketë ndonjë ndryshim. Nëse do të ketë ndonjë kandidat unifikues ne e japim votën, e kemi thënë.
S’është propozim, ajo ka qenë nënkryetare e kemi pa në udhëheqje të seancave, ka mbajtë një qëndrim të repektueshëm, ka qenë korrekte. Për ne nuk do të kishte qenë problem me e votu. Edhe Shqipja Selimi, siç e dini edhe Dahuti e Lahia kanë marrëdhënie të mira me Rexhën, ka lindë ashtu rastësisht si diskutim. Nuk janë propozim i yni, por si mundësi e kemi dhënë”, tha Haradinaj. /Reporteri.net./
Deputetja e Lëvizjes Vetëendosje, Albulena Haxhiu, e cila është propozuar për Kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive.
Haxhiu tha se VV vazhdon të ketë qëndrim të njejtë sa i përket çështjes së kryeparlamentarit, teksa ka konfirmuar takimin konsultativ me partitë tjera.
“Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë”, ka thënë Haxhiu.
Në dy votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.
Në seancën e së hënës, propozimi nuk u hodh fare në votim.
Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, kërkoi kohë shtesë dhe marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje./Reporteri.net
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë ftesë të veçantë nga Lëvizja Vetëvendosje për takim për ndonjë marrëveshje lidhur me zgjedhjen e Kryeparlamentarit.
Ai tha se LDK’ja do të shoh cilat janë propozimet dhe pastaj do të marrë qëndrim, duke shtuar se nuk japin votë “blanko”.
“Deri tash në këto momente unë nuk kam ndonjë informacion se a na kanë dërgu ftesë të veçantë LDK’së. Ajo ishte një ftesë e gjeneralizume prej foltores, e cila s’thotë. Ftesë të veçantë nuk kemi pas. Tash po lexoj që ka pas një ftesë nga Dehari për të gjitha partitë politike , port ash nuk e di a ka shku përfaqësuesi ynë në këtë takim. Njëherë jo, ne do të shohim cilat janë propozimet, pastaj të marrim një qëndrim për ato propozime. Marrëveshje politike s’kemi aktualisht, nuk japim votë bllanko”, ka deklaruar Zogaj para gazetarëve. /Reporteri.net
Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka bërë një deklaratë që ka hedhur dyshime mbi votën e saj.
E pyetur se a do ta votojë sot kryeparlamentarin, ajo është përgjigjur “ndoshta e votojmë”.
Rexhepi, javën e kaluar përpos votës për kryeparlamentarin kishte thënë se do ta mbështesë edhe votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.
“Patjetër që do e votoj qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar por jemi pjesë 3 Qeverisë”, tha Rexhepi javën e kaluar.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Kjo do të jetë seanca e pestë çdo 48 orë, që nga 15 prilli. /Reporteri.net/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është shprehur i habitur nga pyetja e një gazetari se a kanë gjetur zgjidhje për të dalë nga ngërçi i krijuar për formimin e institucioneve, shkruan Reporteri.net.
Në këtë pyetje Sveçla është kthyer nga gazetarët duke thënë “cili ngërç”.
I pyetur nëse kanë bërë marrëveshje gjatë 48 orëve të fundit për t’i siguruar votat për ta zgjedhur Haxhiun Kryeparlamentare, Sveçla s’është përgjigjur.
Ndryshe, partitë janë aktualisht në takimin e thirrur nga Kryesuesi Avni Dehari./Reporteri.net
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se gjendja që është krijuar në Kuvendin e Kosovës është “si pasojë e paaftësisë së lëvizjes Vetëvendosje për ta krijuar shumicën”.
Para hyrjes në Kuvend, ku sot pritet të vazhdojë seanca konstituive, ajo tha se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
“Jo nuk e votojmë”, tha ajo shkurt, kur u pyet për këtë.
Ndërsa foli për mokonstituimin e Kuvendit, ajo përmendi hallet që tha se i kanë qytetarët.
“Fatkeqësisht këto janë vetëm shqetësimet tona. Shqetësimet e qytetarëve janë çmimet e larta, energjia elektrike”, tha Çitaku.
Nga LVV-ja kanë thënë se nuk do ta ndryshojnë kandidaten e propozuar për kryetare të Kuvendit, pavarësisht se nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca tha të hënën se “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati dhe Faton Peci, janë deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive.
Murati ka thënë se shpreson që partitë të kenë reflektuar e që të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit.
“Po vazhdojmë edhe sot në seancën e radhës. Uroj që sot ngjashëm sikur në procesin e kalum, pra opozita të kenë reflektuar në mënyrë që të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit. Sic edhe e dini konstituimi i Kuvendit nuk është detyrë vetëm e subjektit fitues por detyrë e gjithë deputetëve”, ka deklaruar Murati.
Ndërkohë, Peci ka thënë se kandidatja e VV’së për Kryeparlamentare vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu, shkruan Reporteri.net.
Ai përmendi takimin e thirrur nga Kryesuesi Avni Dehari.
“Kandidatja është e njëjtë. Para se me fillu seanca ka një takim të inicum nga grupi parlamentar i VV’së që kryesohet nga Avni Dehari. Rrjedha e seancës do të varet nga diskutimi dhe gatishmëria e të gjithë partive për me gjet një rrugëzgjidhje për me konstitu Kuvendin”, deklaroi Peci.
Ai tha se Kosova ke nevojë për Kuvend dhe Qeveri funksionale.
“Mendoj që duhet me I thirr zërit të arsyes e me gjet një rrugëzgjidhje me dalë nga kjo situatë. Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për Kuvend , ka nevojë për Qeveri funksionale”, ka deklaruar Peci./Reporteri.net
Kryesuesi Avni Dehari i ka ftuar partitë në takim para vazhdimit të seancës konstituive, shkruan Reporteri.net.
Takimi do të mbahet në orën 09:30, teksa seanca do të vazhdojë në orën 10:00.
Thirrjen e këtij takimi e ka konfirmuar për Reporteri.net, deputetja e AAK’së, Time Kadriaj.
“Na ka ftu, për pjesëmarrje jemi në diskutim”, ka deklaruar Kadriaj për Reporteri.net.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Kjo do të jetë seanca e pestë çdo 48 orë, që nga 15 prilli.
Në këtë seancë pritet të hedhet në votim propozimi për Kryeparlamentarin. VV ka thënë se do të vazhdojë me emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, teksa PDK, LDK dhe AAK ia kanë bërë të qartë se nuk do të ia votojnë këtë propozim.
Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet emri i Albulena Haxhiut. Në dy votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.
Në seancën e së hënës, propozimi nuk u hodh fare në votim.
Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca, kërkoi kohë shtesë dhe marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje./Reporteri.net