×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Krasniqi: Qeveria Kurti ka mbushur institucionet e pavarura me familjarë e militantë partiakë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 15:21

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar sot të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin e fundit për Kosovën ku evidentohet dështimi i qeverisë aktuale në reformën e administratës publike.

    Kreu i PDK-së ka rikujtuar se Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar punësim e drejtësi, pas ardhjes në pushtet i ka mbushur institucionet e pavarura dhe bordet me familjarë e militantë partiakë.

    “Ndërkaq, Ligji për Paga, më shumë është padrejtësi dhe pabarazi, sesa sistem fer shpërblimi. #Regres”, ka thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

    I pari i PDK-së edhe dje ka publikuar të gjetura nga Komisioni Evropian në Raportin për Kosovën.

    Në një video të publikuar në Facebook, Kryetari i PDK-së kishte thënë se gjatë vitit 2022 ishin gjetur 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër herë më shumë se në vitin 2021, derisa e quajti Qeverinë të paaftë dhe kundër fjalës së lirë.

    “Në vitin 2022, janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021. Zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve. Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë”, shkroi dje kreu i PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!