Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë që PDK-ja është partia që ka bërë më së shumti transformimi në histori të Kosovës. Ai gjatë fjalimit në Konventën e PDK-së, tha se asgjë e madhe dhe e rëndësishme nuk ka ndodhur pa PDK-në.
Krasniqi deklaroi se nuk do të lejojnë që ky rrëfim i PDK-së të shtrembërohet nga të tjerët.
“Partia Demokratike e Kosovës është partia që ka bërë transformimin më të madh në historinë e Kosovës. Bash asgjë e qëndrueshme, e madhe dhe e rëndësishme nuk ka ndodhur pa PDK-në. Nëse ka pasur zhvillim, investim, arsim, e rritje të mirëqenies, kjo ka qenë periudha jonë në qeverisje nga 2008 deri në 2017. Ky është rrëfimi ynë i vërtetë, dhe këtë e dinë qytetarët. Nuk do të lejojmë që këtë rrëfim ta shtrembërojnë dhe ta errësojnë të tjerët, sepse është i qartë si drita. I matshëm, i prekshëm, real dhe diçka që e ka përjetuar dhe prekur secili”, ka thënë ai.
Ai përmendi dhe qeverinë “Kurti”, për të cilën tha se po e rrezikon perspektivën e qytetarit dhe të shtetit të Kosovës.
“Sot, për fat të keq, të gjitha këto arritje po rrezikohen me qëllim të keq, nga mentaliteti mohues dhe mosmirënjohjes i qeverisjes aktuale, duke e rrezikuar edhe vetë perspektivën e qytetarit dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.