×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi-qeverisë: Populli po vuan nga paaftësia juaj

    Reporteri
    30 Prill 2025 | 12:26

    Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se qeveria po i trajton qytetarët si interes të dorës së dytë, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Krasniqi ka përmendur shtrenjtimi e rrymës, si dhe përjashtimin e komunave veriore nga tarifa 16.1 %.

    “Duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim që e rëndon jetesën e popullit. Mjaft me këtë politikë ndëshkuese sepse qytetarët nuk janë fajtorë për paaftësinë tuaj”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.

    Reagimi i plotë:

    Qeveria po godet qytetarët!

    Pse po i trajtoni qytetarët si interes të dorës së dytë?

    Çmimet e artikujve bazë dhe rryma u ngritën gjtihandej, ndërsa për veriun “e çliruar” çmimet për energji nuk po ngriten!

    Kjo është një padrejtësi e pastër dhe ndarje e hapur mes qytetarëve. Populli po vuan, ndërsa qeveria vazhdon me veprime të pasinqerta.

    Sanksione, shtrejtime, mos njohje dhe mos anëtarësime. Për këto veprime do të mbaheni në mend.

    Duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim që e rëndon jetesën e popullit. Mjaft me këtë politikë ndëshkuese sepse qytetarët nuk janë fajtorë për paaftësinë tuaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!