Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka fajësuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje se po bllokon konstitutimin e Kuvendit.
Krasniqi tha se zgjidhja është e qartë për të dalë nga ngërçi, ashtu që VV ta ndërrojë kandidaten për Kryetare Kuvendi, shkruan Reporteri.net.
“Znj.Haxhiu tashmë po shihet se as nuk i ka e as nuk do t’i ketë votat për Kryetare Kuvend. Rrugëdalja është e qartë që duhet të ndërrohet kandidatja”, deklaroi Krasniqi.
I pyetur nëse do t’i japin nënshkrimet për iniciativën e AAK’së që lënda të dërgohet në Kushtetuese, Krasniqi tha se do të konsultohet brenda partisë.
“Nuk e kam pa ende lëndën, sapo u njoftova. Mendimin e ekspertëve të PDK’së e pastaj do të komunikoj me kolegë nga AAK”, shtoi ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.