×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Serbët duan marrëveshje që hap rrugën e copëtimit të Kosovës

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 9:27

    Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, dështoi, duke lënë pas vetes debatet se kush ishte fajtor dhe çfarë të bëhet më pas.


    Nismëtarët hoqën dorë meqë palët nuk ndryshuan qëndrimet e tyre. Serbia kërkoi heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe si kusht për të vazhduar bisedimet, ndërsa Kosova kërkoi që të mos vihen kushte për bisedimet.

    E për këtë është shprehur edhe Profesori Universitar Milazim Krasniqi, i cili ka thënë se ky takim është anuluar për një arsye të vetme, Vuçiqi dhe Qeveria e Serbisë nuk duan marrëveshje me Kosovën, në bazë të realitetit që ekziston.

    Sipas Krasniqit krerët e Serbisë duan marrëveshje që mundëson aneksimin e veriut dhe paralizimin e jugut, marrëveshje që hap rrugën e copëtimit të Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Postimi i tij plotë:

    Takimi i Parisit eshte anuluar per nje arsye te vetme: Vuciqi dhe qeveria serbe nuk duan marreveshje me Kosoven, ne baze te realitetit qe ekziston. Duan marreveshje qe mundeson aneksimin e veriut dhe paralizimin e jugut, marreveshje qe hap rrugen e copetimit te Kosoves. Marreveshje qe amneston gjenocidin serb. Marreveshje qe hap rruge per krjiminin e Serbise se Madhe, duke shkeputur edhe Republika Srpskan. Pra eshte programi i krimineleve te vjeter. Nese nuk duan ta kuptojne kete gje kaq te thjeshte, Merkeli, Makroni e te gjithe te tjeret, mund te behen kontribuues te destabilizimit te vete Evropes. Ata duhet ta mbyllin lojen me zjarr, e jo t’i fryejne zjarrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!