×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: S’mund të kemi vija të kuqe për partitë shqiptare, sepse ato i përfaqësojnë do qytetarë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 8:30

    Në pyetjen se pse partitë e tjera politike në Kosovë, i hoqën vijat e kuqe kundër PDK-së pas largimit të Kadri Veselit në Hagë, Memli Krasniqi ka pasur një përgjigje interesante.


    “Kjo flet më shumë për partitë e tjera, jo për PDK-në”, ka thënë ai.

    “Zakonisht vijat e kuqe i kanë kur ka zgjedhje dhe i heqin ato kur kryhen zgjedhjet. Gjithmonë ka qenë kështu! 4-5 palë zgjedhje kanë qenë kështu”, tha Krasniqi.

    Sipas tij  vijat shlyhen me një “gomë traktori” dhe këtë e bëjnë kur janë në zor.

    “Unë këtu e kam problemin, sepse ne kurrë nuk kemi pasur vija të kuqe për askënd. Kemi pas preferenca dhe kundërshtime dhe dallime por qëllimi i jonë të cilin e kemi shpreh shumë herë, edhe unë personalisht, në shumë debate, sidomos zgjedhore kemi thënë se ne ‘s’mundemi me pas vija të kuqe ndaj partive të shqiptarëve të Kosovës sepse ata i përfaqësojnë do qytetarë. Ata qytetarë vendosin për kënd votojnë dhe ua japin një pjesë të legjitimitetit të përgjithshëm, dikush merr më shumë e dikush më pak”.

    “Por, nuk mundemi ne me thënë këta ‘bojnë’ e këta ‘nuk bojnë’. Në fund të gjithë i kanë ndërruar llafet por ne s’i kemi ndërru. Ne kemi vendosur me kë mundemi me qeverisë dhe me kënd nuk mujm në momente të caktuara”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!