×
  • Lajme
  • Lajme / 25-vjetori i çlirimit

    Krasniqi takohet me Blair: Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj

    Reporteri
    10 Qershor 2024 | 16:34

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në ta kim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

    Kreu i PDK-së ka thënë se roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli.

    “Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

    Postimi i plotë i Krasniqit:

    Takimet me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese.

    Roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli.

    Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë.

    Ish-Kryeministrit Blair i shpreha mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë.

    Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!