×
  • Lajme
  • Lajme / Përfundimi i mandatit

    Krasniqi takohet me Hovenierin: E falënderova për kontributin në procese dhe situata sfiduese për Kosovën

    Reporteri
    19 Dhjetor 2024 | 13:09

    Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi ka pritur në takim lamtumirës, ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Krasniqi ka thënë se edhe në emër të PDK-së i ka shprehur mirënjohje ambasadorit amerikan për kontributin e dhënë në procese dhe situata sfiduese për Kosovën.

    Ai i ka bërë Hovenierit një dhuratë, një fotografi të përbashkët nga takimi i tyre i vitit 2010.

    “Pata nderin të pres në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – mikun tonë të çmuar, Jeffrey Hovenier. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorit Hovenier i shpreha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovën. Me këtë rast, ia dhurova fotografinë tonë të përbashkët nga takimi ikonik i vitit 2010, si pjesë e delegacioneve të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënpresidentit Joe Biden”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Tutje ai ka thënë se ia ka dhuruar edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, si shenjë falënderimi për angazhimin e tij.

    “Po ashtu, ia dhurova edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për ta falënderuar për angazhimin e tij të palodhur në avancimin e interesave të përbashkëta mes shteteve tona. Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!”, ka shkruar Krasniqi.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!