Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në zyre të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Krasniqi ka bërë të ditur se me Prattipatin kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, sot pata kënaqësinë të pres në selinë e PDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Një diskutim i hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike – ashtu siç e meriton Kosova”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Kreu i PDK-së tha se vendi ka nevojë për një qeveri të re, stabile e të përgjegjshme.
Ai ka theksuar se ShBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri strategjik i Kosovës, ndërsa e ka falënderuar të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane për mbështetjen që ShBA-ja vazhdimisht i jep Koosovës në çdo rrugëtim të saj
“PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme. Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur.
SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik. E falënderova zonjën Prattipati për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj”, ka shkruar Krasniqi.
/Reporteri.net/