×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Krasniqi takohet me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, bisedojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 12:59

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se është takuar me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.


    Krasniqi në një postim në Facebook tha se kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

    “E falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme, duke përfshirë ato në fushat e shëndetësisë dhe arsimit.”

    “PDK si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtet ndërtimit”, shkroi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!