×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takohet me zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

    Reporteri
    05 Nëntor 2024 | 11:57

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka takuar sot zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel.

    “Xavierin e urova për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

    Kreu i PDK-së ka treguar se ish-kryeministrin Bettel e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës nëpër fushat kyçe “nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni”.

    “Bashkëbiseduam edhe për angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Luksemburgut e Zëvendëskryeministrit Bettel janë anëtare”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!