×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takon kolegët nga PDK me të cilët nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë: U jetësua ëndrra shekullore

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 9:32

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar ish-deputetë të kësaj partie me të cilët 15 vjet më parë morën pjesë në nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë.

    Krasniqi thotë se përmes nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri, u shpagua sakrifica titanike e qytetarëve tanë dhe u përmbush edhe ideali i dëshmorëve të rënë në rrugën e lirisë.

    Postimi i plotë:

    15 vjet më parë, kisha fatin dhe nderin e madh jetësor që, së bashku me këto gra dhe burra, por edhe kolegë të tjerë, si deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të marrim pjesë në shkrimin e historisë së re të popullit dhe shtetit tonë.

    Për të evokuar atë periudhë të papërsëritshme dhe për t’u shprehur mirënjohen e thellë e falënderimin e përhershëm, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Pavarësisë, dje takova kolegët e mi të asaj legjislature historike.

    Përmes nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri, u shpagua sakrifica titanike e qytetarëve tanë dhe u përmbush edhe ideali i dëshmorëve të rënë në rrugën e lirisë.

    Përjetësisht mirënjohës veprimtarëve, intelektualëve, humanistëve, luftëtarëve, dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të gjithë atyre që në njërën apo tjetrën mënyrë, mundësuan lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë.
    Qoftë e përjetshme Kosova!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!