×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Të rinjtë po ikin sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat e tyre

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 19:56
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në Gjilan.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë një vizite në Gjilan, ka takuar strukturat e PDK-së brenda këtij qyteti.

    Në një adresim para të rinjve, Krasniqi tha se arsyeja kryesore pse po ka ikje të madhe të tyre nga Kosova është sepse qeveria aktuale nuk po ua përmbush kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Për fat të keq, sot shumë rinj në Kosovë nuk e imagjinojnë një të ardhme të sigurtë në vend, sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucione, prandaj detyrë e secilit duhet të jetë rikthimi i Kosovës në binarët e zhvillimit dhe përparimit”, bëhet e ditur në komunikatën e PDK-së. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!