×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi thotë se në Marsh ishte i ftuar edhe Konjufca: Çështje e tij pse nuk erdhi

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 21:28
    Memli Krasniqi dhe Glauk Konjufca. Fotografi ilustruese.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për ftesat që ua ka bërë liderëve në Kosovë për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë, që u zhvillua të dielën.

    Ndër të tjera, Krasniqi tha se i ftuar ka qenë edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca, por se është “çështje e tij” pse nuk erdhi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Konjufca ka qenë i ftuar të jetë në foltore. Çështje e tij pse nuk erdhi. E ka bërë një publikim në Facebook. Kam komunikuar vetë me të dhe kam shprehur dëshirën që ai të jetë aty. Më thanë edhe organizatorët se kanë biseduar me të. Kam konsideruar se ai do të ishte mirë që të ishte aty. Por nuk dua të komentoj mungesën e liderëve në marsh”, përfundoi ai.

    Pjesëmarrës në këtë marsh kishte edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo liderët e saj nuk ishin pjesë e organizimit.

    Ndër të tjera, Krasniqi ka zbuluar se pas përfundimit të marshit, ka folur në telefon me Thaçin dhe Veselin, të cilët tha se janë shprehur të inkurajuar nga përkrahja masive e popullit.

    “Pas marshit fola me Thaçin dhe Veselin. Jam dëgjuar në telefon pas seancës së ditës së parë dhe e kemi ndjerë se kanë qenë shumë të inkurajuar dhe më të fortë në atë ditë”, deklaroi Memli Krasniqi. /Reporteri.net/.

    Krasniqi: Pas marshit fola me Thaçin e Veselin, u ndjenë shumë të inkurajuar nga mbështetja e popullit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!