×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi u reagon medieve: Këtë fjalë po e shkruani gabimisht

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 12:06

    Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj mediave duke u thënë se fjalën paramilitar po e përdorin gabimisht, ku edhe ka sqaruar me tutje përdorimin e saj.


    Sipas tij, ku është fjala për krimet që kanë kryer serbët në Kosovë termi “paramilitar” është duke u përdorur në mënyrë të gabuar, ngase në këtë mënyrë ata nuk po akuzohen për asgjë.

    “Shkurt, kur thua vrasje nga paramilitarët, nuk ke thënë asgjë dhe ke akuzuar hiçgjë. Çdo vrasje në Kosovë është bërë nga Serbia, nga instrumentet shtetërore të krijuara e të ekzistuara për atë qëllim, të bënin krime të gjenocidit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Ky është reagimi i tij i plotë:

    TERMI PARAMILITAR- PËRDORET GABIMISHT NGA MEDIET TONA

    Sot, më 4 dhjetor 2019 në RTK, në ora 9 e mëngjesit u dha lajm për një varrezë masive të shqiptarëve “të vrarë në luftë nga Paramilitarët serbë”?! Lajmi jo vetëm që nuk është i saktë, por ishte edhe krejt i gabuar.

    Pse?

    Krimet e luftës që janë kryer në Kosovë janë edhe krimet e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Ato vrasje nuk janë bërë nga paramilitarët, por nga instrumentet e shtetit serb dhe politika e planifikuar e Serbisë për ta shuar pjesërisht ose tërësisht popullin shqiptar në Kosovë. Madje, për ato krime të gjenocidit, politika zyrtare serbe as sot e kësaj dite nuk është distancuar as formalisht. Përkundrazi nga zyrtarët më të lartë të ati shteti edhe sot e kësaj dite drejtohen kërcënime ndaj shqiptarëve dhe Republikës se Kosovës. Ata edhe sot përpiqen ta pengojnë çdo formë të bashkëpunimit ekonomik nder shqiptar si edhe vet ekzistencën e shtetit tonë të Pavarur, Sovran e Demokratik.

    As ata të vjetrit e as këta të rinjtë sot nuk janë e as ishin grupe që vepruan e veprojnë jashtë politikës zyrtare të Serbisë. Paramilitarët ishin krijesa të shtetit me qëllim që të amnistoheshin instrumentet e shtetit. Prandaj askush në Kosovë nuk duhet ta haj atë karrem të krijuar nga politika zyrtare e gjenocidit serb.

    Shkurt, kur thua vrasje nga paramilitarët, nuk ke thënë asgjë dhe ke akuzuar hiçgjë. Çdo vrasje në Kosovë është bërë nga Serbia, nga instrumentet shtetërore të krijuara e të ekzistuara për atë qëllim, të bënin krime të gjenocidit. Dhe ata e bënë ketë dje dhe nuk janë penduar as sot.

    Çdo term tjetër i përdorur për ato vrasje është i gabuar! Siç është i gabuar edhe përdorimi i termi masakër i cili në asnjë mënyrë nuk mund t’i zëvendësoi krimet e gjenocidit që i përjetuan shqiptarët disa herë nga Serbia, filluar me gjenocidin serb të viteve 1876/78, Luftës së Parë e të Dytë Botërore e ato të viteve 1998/99.

    Sesi do të duhej të përdoreshin këto terme, para ca ditësh, në detale ka sqaruar e argumentuar ne mediet tona, politikologu ynë – Bardhyl Mahmuti.

    Saktësia gjuhësore dhe përdorimi i saktë i termave politike, është kulturë edhe për ata që informojnë e informohen

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!