×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi uron Ditën e Kushtetutës: E kemi obligim ta forcojmë dhe ta mbrojmë atë

    Reporteri
    09 Prill 2025 | 12:20

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti themelor si bazë e shtetit të pavarur dhe sovran.

    “Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vetëm akti më i lartë juridik – është reflektim i përpjekjeve tona për liri, për drejtësi dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar”, tha Krasniqi.

    Ai theksoi se pavarësisht përparimit në 17 vitet e fundit, Kosova ende përballet me sfida në zbatimin e plotë të frymës kushtetuese në jetën e përditshme të qytetarëve.

    “Të gjithë ne, pa dallim, e kemi obligim ta mbrojmë, ta forcojmë dhe ta zbatojmë Kushtetutën – jo vetëm si dokument, por si udhërrëfyes të përbashkët për një shtet funksional, të zhvilluar dhe demokratik”, shtoi ai.

    Në fund, Kryetari Krasniqi dha një mesazh të qartë për rëndësinë e respektimit të Kushtetutës:

    “Sepse kush e përbuz Kushtetutën, nuk e sfidon vetëm ligjin – por e mohon vetë idenë e shoqërisë ku sundon e drejta, dhe e vendos veten përballë qytetarit, përballë shtetit dhe përballë historisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!