×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Krasniqi viziton Thaçin në Hagë: Asnjë ankesë edhe pse i mohohet e drejta për të parë babanë e sëmurë

    Reporteri
    09 Mars 2025 | 16:30

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Hagë ku ka vizituar Hashim Thaçin, për të cilin thotë se si gjithmonë ishte i qetë dhe i palëkundur, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se Thaçi me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

    “Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë”, ka shkruar Krasniqi.

    Postimi i tij i plotë:

    Sot, një tjetër vizitë në Hagë – në një vend që për Hashim Thaçin dhe çlirimtarët tanë është një betejë e re. Një front ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – me qëndresë dhe dinjitet.

    Presidenti Thaçi, si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm.

    Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë. Vetëm një besim i palëkundur se drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë.

    Dhe kur nata të kalojë e hija e padrejtësisë të shembet – me dritën e së vërtetës dhe të lirisë – Dielli do të lindë përsëri!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!