Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit për herë të dytë të konstituimit të Kuvendit ka thënë se VV-ja po e pengojnë rrjedhën e seancës, në vend se të hidhnin në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumeve, shkruan Reporteri.net.
Sipas Krasniqit, VV-ja se ka shumicën, dhe se me këtë po duan ta zvarrisin procesin.
“Krejt qytetarët sot u bën dëshmitarë të faktit që Partia që ka dalë e para dhe ish pushteti e uzurpun një drejtë kushtetuese që u është dhënë përmes deputetit më të vjetër, për me pengu rrjedhën e seancës. Mund t’ju them që këta në mënyrë të organizuar kanë ardhur me pengu seancën”, tha Krasniqi.
“Sot ka pasur uzurpim partiak të institucionit përfaqësues të qytetarëve. Në vend të zbatohet skenari i seancës, të hudhet votim raporti, por u keqpërdor kjo e drejtë që i takon deputetit më të vjetër, për me arrit qëllime partiake politike. Këta jo që skanë shumicë, por sjanë as afër shumicës. I ftoj mos ta mbajnë peng konstituimin e Kuvendit të Kosovës, afatet kushtetuese, por le të vinë në seancë e të votojnë.
Ai deklaroi para gazetarëve se VV-ja po dëshiron të blejë kohë, por që sipas tij edhe pas 48 orëve, do jetë njësoj, në nivelin e njëjtë sipas tij.
“S’munden me u sjell me këtë shpërfillje ndaj vullnetit qytetar. Është për keqardhje, por sot pati shpërfaqje të qartë që këta nuk kanë shumicë parlamentare dhe me që s’kanë po dëshirojnë me ble kohë, edhe 48 orë për mi bo pazaret politike, të cilat edhe pas dy dite do t’i kenë në nivelin e njëjtë”, tha Krasniqi.
/Reporteri.net/