×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi zbulon planin e fshehtë të liderit të VV-së: Kurti po luan lojë me Vjosa Osmanin, për këtë arsye

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 9:02

    Profesori universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti po luan me Vjosa Osmanin e LDK’së për të shkuar në zgjedhje, teksa shton se në këtë parti ka “disa tepër pleq për të menduar, e disa tepër të rinj për të kuptuar”.


    Krasniqi ka thënë se këtë truk të Kurtit nuk po e kuptojnë as Vjosa Osmani e as veteranët e LDK’së.

    “Lëvizja Vetëvendosje ka treguar gjenerozitet hileqar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u pajtuar që postin e presidentit t’ia japë partisë rugoviste, që njihet si parti presidenciale.

    Kushti i vendosur nga Vetëvendosje është shumë hileqar, por i dukur si miqësor: kërkojnë që në atë post të zgjidhet Vjosa Osmani. Pra, Vetëvendosje po kërkon diçka që nuk është jonormale për një parti demokratike: po kërkon të caktojë kuadrot e LDK’së”, ka shkruar tutje ai.

    Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

    Albin Kurti po e luan këtë lojë me Vjosa Osmanin për një arsye të fshehtë, ai po përgatitet për të shkuar në zgjedhje të reja. Nëse Vjosa Osmanin arrin ta konsumojë, atëherë fitorja e tij mund të jetë më e madhe se sa më 6 tetor. Këtë truk të Albin Kurtit nuk është duke e kuptuar as Vjosa Osmani e as veteranët e LDK-së. Në LDK disa janë tepër pleq për të menduar, disa tepër të rinj për të kuptuar.

    Lëvizja Vetëvendosje ka treguar gjenerozitet hileqar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u pajtuar që postin e presidentit t’ia japë partisë rugoviste, që njihet si parti presidenciale. Kushti i vendosur nga Vetëvendosje është shumë hileqar, por i dukur si miqësor: kërkojnë që në atë post të zgjidhet Vjosa Osmani. Pra, Vetëvendosje po kërkon diçka që nuk është jonormale për një parti demokratike: po kërkon të caktojë kuadrot e LDK-së.

    Në rastin e Vjosa Osmanit, partia e Kurtit ka një pertekst që të jetë gjeneroze, pasi ajo ia mundësoi fitoren Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit. Vetëvendosje ka shprehur dëshirë ta shpërblejë zonjën Osmani, e cila ka merita të mëdha për fitoren e Albin Kurtit. Sipas një teorie, po të mos ishte Vjosa Osmani e vendosur që ta humbte garën, Kurti nuk do ta fitonte garën. Gabimet e saj në fushatë kanë ardhë si pasojë e presioneve psikologjike që ka pasur nga veteranët e partisë së saj. Duke bërë përpjekje që të dukej shumë e fortë, ajo u tregua shumë arrogante, çka përballë një Albin Kurti të moderuar, e paraqiti si alternativë më të keqe.

    Ndërsa, aktiviteti i zonjës Osmani në promovimin e fitores së Vetëvendosjes ka qenë i madh që nga shpallja e rezultateve preliminare në natën e 6 tetorit. Nuk iu nda Kurtit as në udhëtime jashtë vendit e as në momentin e nënshkrimit të deklaratës si deputete e re. Vjosa Osmani ka deklaruar me të drejtë se nuk i jep llogari Agim Veliut. Kjo është e kuptueshme, pasi ajo po i jep llogari Albin Kurtit. Zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, do të bënte ta harronim presidenten e zarfit të Kristofer Dellit. Emri që ka nxjerrë na zarfi Albin Kurti është shumë më pak korrekt. Meqë ende nuk ka pasur ndonjë demantim nga ana e Vjosa Osmanit, atëherë ajo shihet si kandidate e LDK-së e propozuar nga Vetëvendosje. Por, kjo faktikisht e ka futur Vjosa Osmanin ndërmjet dy zjarreve, në njërën anë veteranët e LDK-së që duan ta ngulfatin politikisht, në anën tjetër Albin Kurti po e konsumon politikisht. Albin Kurit po e luan këtë lojë me Vjosa Osmanin për një arsye të fshehtë, ai po përgatitet për të shkuar në zgjedhje të reja. Nëse Vjosa Osmanin arrin ta konsumojë, atëherë fitorja e tij mund të jetë më e madhe se sa më 6 tetor. Këtë truk të Albin Kurti nuk është duke e kuptuar as Vjosa Osmani e as veteranët e LDK-së. Në LDK disa janë tepër pleq për të menduar, disa tepër të rinj për të kuptuar./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!