×
  • Lajme
  • Lajme

    Krejt bota po sugjeron të lahen duart, por Prishtina s’ka ujë

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 15:03

    Në një kohë krize kur institucionet shëndetësore po bëjnë thirrje vazhdimisht që qytetarët të kenë kujdes të shtuar rreth higjienes si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, njëra nga lagjet e kryeqytetit po përballet me mungesë uji.


    Në redaksinë e gazetës online Reporteri.net, kanë ardhur ankesa nga banorët e lagjes Kalabria se nuk kanë ujë të pijshëm që nga ora 10:00.

    Gazeta online Reporteri ka kontaktuar me zëdhënësen e kompanisë Ujësjellësi Rajonal Prishtina, Arjeta Mjeku, e cila ka thënë KRU është një ndër institucionet që ka filluar ditën e djeshme në përpikmëri t’i zbatojë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Për mungesën e ujit në lagjen Kalabria, ajo ka thënë se nuk ka qenë ndonjë punim i planifikuar teknik nga ana e tyre por ka ndodhur një prishje në një pjesë të lagjes.

    Gjatë sanimit të gypit, ekipi punues i KRU kanë hasur në disa vështirësi dhe për këtë arsye sipas saj është vonuar rregullimi deri në orën 14:50.

    Kërkojmë mirëkuptim për këso prishje që mund të ndodhin aty për aty, pa ndonjë planifikim teknik të punës”, ka thënë Mjeku për Reporterin./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!