Ngjarjet e datës 30 Korrik 2021
– Oda e Farmacistëve të Kosovës bën promovimin e “Revistës Farmaceutike”. (Hotel Emerald, ora 10:00)
– Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për medie me temë: “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dhep rokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”. (Zyret e GLPS, ora 10:30)
– Organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do te mbahet takimi me përfaqësuesit e pesë konfesioneve fetare, në funksion të kultivimit të dialogut ndër-fetar. (Zyra e Kryetarit të Gjilanit, ora 11:00)
– Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojnë konferencë njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”. (Emerald Hotel, ora 13:00)
– Edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë, përfundon me një ceremoni çmimesh në Kino Armata në prani të zëvendësshefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri. (Kino Armata, ora 19:30).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.