×
  • Lajme
  • Lajme

    Krejt “lloç” e gropa, rruga në gjendje të mjerueshme e fshatit Cermjan të Gjakovës

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 16:28

    Një rrugë në fshatin Cermjan të Gjakovës po paraqet probleme për banorët e këtij fshati, pasi është në gjendje të mjerueshme, duke qenë e shkatërruar dhe në mungesë të trotuareve.


    Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet se kjo gjendje e rrugës është bërë pothuajse e pakalueshme dhe problematike pasi është e mbushur me baltë e gropa, sidomos pas reshjeve të fundit atmosferike.

    Siç thonë banorët në këtë fshat, Kryetari i kësaj Komune, Ardian Gjini iu ka premtuar se do ta asfaltojë këtë rrugë, por deri më tani s’ka pasur diçka konkrete.

    Pamjet nga rruga në Lagjen e Hasnjonëve:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!