×
  • Lajme
  • Lajme

    “Krejt për pushtet, asgjë për shëndet”, Armend Zemaj kritikon Qeverinë Kurti: Nuk menaxhohet pandemia nga zyra

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 20:07
    Fotografi ilustruese.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, adreson kritika në drejtim të Qeverisë Kurti për menaxhimin e situates me COVID-19.


    Ai thotë se çdo ditë në vend po shënohen shifra të frikshme me raste të vdekjes e persona të infektuar, ndërsa Qeveria nuk po di ta menaxhojë situatën.

    “Pandemia nuk menaxhohet nga zyra, kjo qeveri po dështon të menaxhojë me pandeminë, po vazhdon me avazin e vjetër krejt për pushtet e asgjë për shëndet”, thotë Zemaj.

    I pyetur për kritikat që ja bënin deputetët e Vetëvendosjes sa ishte ministër për keqmenaxhim të situatës, Zemaj thotë se ato kanë qenë kritika në hava.

    “Kanë bërë kritika në hava”, thotë Zemaj për Reporteri.net.

    Kurse lidhur me lavdatat që ja mveshën më pas Qeverisë Kurti 2, pasi u ulën rastet, Zemaj thotë se ata u ekzaltuan nga ardhja në qeveri.

    Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 11 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 ndërkohë që janë shënuar 1,682 raste pozitive. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!