×
  • Lajme
  • Lajme

    Krekoset ministrja Gërvalla, thotë se një homolog nordik i tha “you are the shining star…”

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 16:09

    Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka folur për dy vjet qeverisje të saj, për të cilën thotë se tashmë Kosova ka një vend të respektuar në arenën ndërkombëtare.

    Gërvalla tha se këtë e ka dëgjuar edhe nga një bashkëkombës nga Danimarka, i cili, sipas saj, tashmë ndihet krenar për atë që po bën Kosova.

    “Një mërgimtar nga Danimarka para qytetarëve të Kaçanikut tregon se sa krenar dhe i lehtësuar ndihet. Po e citoj: “Më në fund mediat dhe politikanët në Danimarkë po flasin me admirim dhe respekt për politikën e vendit tim, gjë që më bën të ndihem shumë krenar””, ka thënë Gërvalla në foltore.

    Po ashtu, ajo zbuloi edhe një bisedë me një homolog të saj, i cili e ka lavdëruar Kosovën për demokraci.

    “Një homolog i imi nordik në një prej takimeve na thotë: “You are the shining star of democracy in the region”, që do të thotë jeni yll i ndritshëm i demokracisë në rajon”.

    “Të panumërta janë bisedat me homologë të ndryshëm që shprehin admirim për shtet ligjor”.

    Gjatë fjalës së saj, deputetë nga opozita i reaguan. Për këtë, Gërvalla iu përgjigj.

    “Qetësohuni, faktet dhëmbin, por s’kam çka ju bëj”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!