Kremlini mohon përfshirjen në nxitje të Serbisë për të destabilizuar Kosovën, raportoi “Reuters” të ketë thënë zëdhënësi rus, Dmitry Peskov, përcjell Reporteri.net.
Peskov në konferencë për media u shpreh se se Serbia vetëm se po mbronte të drejtat e serbëve etnikë.
Pyetur rreth deklaratës së ministrit kosovar të brendshë, Xhelal Sveçla, që Serbia nën ndikimin rus, po synon destabilizimin e vendit, Peskov tha se “është krejtësisht e gabuar” të kërkohet për ndikim rus.
Serbia mohon se po përpiqet të destabilizojë fqinjin e saj dhe thotë se thjesht dëshiron të mbrojë pakicën e saj atje.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të martën se Serbia do të “vazhdojë të luftojë për paqen dhe të kërkojë zgjidhje kompromisi”, raportoi Reuters./Reporteri.net/