×
  • Lajme
  • Lajme

    Krerët e LDK-së disa të buzëqeshur e disa të mërrolur në mbledhjen e Kryesisë

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 16:31

    LDK-ja e Isa Mustafës ka mbledhur Kryesinë e partisë, ku pritet që kjo parti të dalë me një qëndrim të ri sa i përket koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.


    Nga fotot që ka publikuar kjo parti por edhe disa anëtarë të Kryesisë që po marrin pjesë në mbledhje, shihet se situata në LDK është e relaksuar, pasi disa nga figurat shihen duke buzëqeshur, për dallim nga mbledhja e kaluar ku të gjithë zyrtarët ishin mërrolur

    Në humor të mirë shihen kryetari Isa Mustafa, pastaj anëtarët e kryesisë, Arben Abrashi, Vlora Dumoshi, Hykmete Bajrami, Lirie Kajtazi e Florian Dushi, shkruan Reporteri.net.

    Kurse tejet serioz shihen nënkryetarët, Vjosa Osmani, Lutfi Haziri, Agim Veliu, anëtari i Kryesisë Ismet Beqiri e figura tjera.

    LDK pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë pritet të dalë me një qëndrim të ri rreth koalicionit me VV-në. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!