Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë, pak orë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Mustafa ka thirrur këtë mbledhje pas dështimit që marrëveshja me VV-në.
Nga foto shihet se të gjithë zyrtarët e LDK-së, përfshirë kryetarin Mustafa janë të “mërrolur” dhe asnjëri në disponim, shkruan Reporteri.net.
Para mbajtjes së saj Mustafa tha se nuk ka një sinjal nga VV për takim para seancës konstituive, por nuk e përjashtoi këtë nëse veç e thërret Kurti që të takohen.
Kërkesa e LDK-së për postin e presidentit si dhe ministria e Punëve të Brendshme janë bërë “mollë sherri” për bllokimin e marrëveshjes.
Ndërsa VV po vazhdon t’i bëjë thirrje LDK-së, siç thonë të reflektojë se ka ende kohë për arritjen e marrëveshjes. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.