×
  • Lajme
  • Lajme

    Krerët e SHIK-ut heshtin në përballjen Konjufca-Molliqaj

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 8:12

    Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj dje në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka prezantuar fakte përmes të cilave pretendon se Glauk Konjufca ka punuar në SHIK gjatë periudhës kohore 2000-2001 dhe është paguar 150 marka.


    Ai ka thënë se Konjufca është rekrutuar nga Fadil Lepaja, dhe se ka punuar në pozitën e përpunimi të të dhënave.

    “Pas shumë të pavërtetave, siç e kemi thënë edhe më herët. Na duhet të ballafaqohemi me të vërteta dhe jo shpifje. Deklarata që një nga kolegët e mi, Glauk Konjufca, do t’ju jap informata të tjera. Në vitet 2000-2001 ai ka punuar në SHIK. Paga 150 marka. Rekrutimin e ka bë Fadil Lepaja. Sektori ku ka punuar ka qenë përpunimi i të dhënave”, ka thënë Molliqaj, raporton Gazeta Express.

    Molliqaj tha se Konjufca është marrë me lëvizjet në Luginën e Preshevës, dhe se është larguar nga SHIK-u për shkak të pagës së ulët.

    “Një prej letrave që e ka nda: Ishte të dhënat që vinin nga Lugina e Preshevës. Të gjithë ato letra ai i përpunonte dhe i fuste te të dhënat e SHIK-ut. Paga e ulët ishte arsyeja e largimit ”, ka shtuar ai.

    “Këto dhe shumë fakte të tjera, tregojnë që Glauk Konjufca ka qenë shërbyes në SHIK. E kam parë që Glauku po heziton me u ballafaqu me të vërtetën”, pretendon Molliqaj.

    Por, vet Konjufca i ka mohuar pretendimet e Molliqajt.

    Konjufca për Gazetën ka thënë se në fakt është Molliqaj ai që po punon me Kadri Veselin që një vit, duke e mohuar kategorikisht se ka punuar për Shërbimin Informativ.

    “Po bëhen një vit prej kur ka hyrë në pazare me Kadri Veselin. Qe një vit ka pasë rastin me hulumtu falas në arkivat e SHIK-ut, dhe nuk është në gjendje ta nxjerrë as edhe një dokument të vetëm”, ka thënë Konjufca.

    Gjithashtu Konjufca, tha se asnjëherë nuk ka qenë pjesë e SHIK’ut dhe ish kolegu i tij nga partia, foli me “llafe”, derisa kishte paralajmëruar se do të nxjerrë dokumente për të.

    “Unë kurrë nuk kam qenë në SHIK dhe as kam punuar kurrë në të. Ky i sotshmi ishte një film shumë i dobët fatastiko-shkencor i Molliqajt. Ai gënjeu sërish meqë para pak ditësh premtoi me shumë bujë nxjerrjen e  “dokumenteve” kundër meje, kurse sot ra në nivelin e llafeve “me të dëgjuar”. Dardani definitivisht nuk po e kuptoka se çka është dokumenti si i tillë. Ky person është shumë joserioz dhe gjynah për Kuvendin që është deputet”, ka thënë shefi i GP të VV’së.

    Tutje Konjufca, tha se deputetit të PSD’së ia jep 24 orë për të faktuar atë që deklaroi sot në seancë dhe t’i kërkojë atij falje.

    “Sidoqoftë, po ia jap edhe 24 orë afat për të nxjerrë çfarëdo “dokumenti”, qoftë bre edhe dokument të fallsifikuar. Nëse deri nesër në orën 16 nuk qet asnjë fakt, atëherë definitivisht pres të më kerkojë falje”, është shprehur ai.

    Ndërkohë, edhe Fadil Lepaja ka mohuar se e ka rekrutuar Glauk Konjufcën në SHIK.

    Për T7,  Lepaja tha se këto akuza janë politike në mes të Konjufcës dhe Molliqajt, dhe se ai nuk ka qenë kurrë pjesë e SHIK-ut.

    “Deklaroj me përgjegjësi penale dhe morale se unë nuk kam qenë kurrë pjesë e SHIK-ut”, tha Lepaja.

    Ai i quajti debate politike akuzat mes Konjufcës dhe Molliqajt dhe veprim aspak të moralshëm lakimin e emrit të tij në një debat.

    Fadil Lepaja ka mohuar çdo përfshirje të tij në SHIK dhe çdo bashkëpunim me Konjucën të cilin thotë see ka njohur në atë kohë vetëm nga një lidhje familjare që e kanë pasur.

    E tha dje deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, e njëjtë mendon edhe Konjufca, Molliqaj duhet të japë dorëheqje nga posti i deputetit.

    “Pastaj duhet të jep dorëheqje nga deputeti. Dhe në fund, natyrisht, ta paguajë edhe shumën e dënimit që e cakton gjykata kundër shpifjes”.

    Historinë “Konjufca në SHIK”, Molliqaj e ka nisur prej disa muajsh. Ai fillimisht ka thënë se vetë Konjufca ia kishte rrëfyer sekretin se ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!