×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i BQK-së tregon pse është rritur çmimi për 26% i sigurimit të veturave

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 11:37

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka arsyetuar vendimin për rritjet e çmimit për 26% për sigurimin e veturave.


    Ai në një konferencë të mbajtur tha se ky vendim është marrë për të mbrojtur mbajtësit e polisave, shkruan Reporteri.net.

    Kurse zv.guvernatori Sokol Havolli, tha se ky vendim për rritjen e tarifave, u bë për mbrojtje të klientëve.

    “Duhet të kemi sektor të shëndetshëm të sigurimeve, kompanitë e sigurimeve duhet të jenë të gatshme të mbulojnë obligimet ndaj qytetarëve e të mos mbesin borxh”, tha ai.

    Kujtojmë se sot Shoqata e Sigurimeve të Kosovës përmes një komunikate tha se kanë kërkuar rritjen e çmimit pasi kompanitë e sigurimeve janë në gjendje të rëndë financiare.

    Por ashpër ndaj këtij vendimi kanë reaguar qytetarët të cilët nesër dhe pasnesër do të mbajnë protesta në shenjë kundërshtimi.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!