×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagim

    Kreu i Degës së Ferizajt mbështet Abdixhikun mes kërkesave për dorëheqje: Po duan ta dëmtojnë LDK’në nga brenda

    Reporteri
    23 Qershor 2026 | 23:00

    Kreu i Degës së LDK në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar pas kërkesave që janë bërë nga disa prej Degëve për dorëheqje të Lumir Abdixhikut.

    Sikurse Ilir Ferati, edhe ai i ka dalë në mbështetje Abdixhikut.

    Azemi ka deklaruar se diksush po zgjedh “ta dëmtojë LDK-në nga brenda”, shkruan Reporteri.net.

    “Unë i jap mbështetje të plotë Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe procesit të bashkimit të madh të LDK-së. Jo sepse nuk duhet të ketë mendime ndryshe, por sepse vendimet e mëdha janë marrë, proceset demokratike janë kry dhe tani kemi detyrimin të ecim përpara”, ka shkruar Azemi.

    Postimi i plotë:

    Nuk është as koha e as mënyra që mungesa e përgjegjësisë për rezultatet e dobëta nëpër degë të maskohet me kërkesa publike për dorëheqjen e Kryetarit të Partisë. Secili duhet së pari ta bëjë llogarinë para anëtarësisë së vet dhe të pyesë veten nëse ka bërë mjaftueshëm për ta bërë LDK-në më të fortë në zgjedhjet e fundit.

    Në këto zgjedhje, shumë njerëz punuan me mish e me shpirt për rritjen e LDK-së. Prandaj është zhgënjyese kur, në vend të reflektimit dhe mirënjohjes ndaj këtij angazhimi, dikush zgjedh ta dëmtojë LDK-në nga brenda.

    Unë i jap mbështetje të plotë Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe procesit të bashkimit të madh të LDK-së. Jo sepse nuk duhet të ketë mendime ndryshe, por sepse vendimet e mëdha janë marrë, proceset demokratike janë kry dhe tani kemi detyrimin të ecim përpara.

    Si Kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj, besoj se nuk kemi të drejtë ti humbim energjitë tona në beteja të brendshme e në agjenda personale. Republika pret shumë më tepër prej nesh. Qytetarët presin alternativë serioze dhe një LDK të bashkuar.

    Ata që me të vërtetë e duan LDK-në, sot kanë një detyrë ta forcojnë atë, jo ta lodhin me konflikte të pafundme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!