×
  • Lajme
  • Lajme / Drejtësi

    Kreu i KGJK-së për mosparaqitjen e Kurtit në Prokurori: Gjykata me përpikmëri e ka zbatuar ligjin

    Reporteri
    25 Maj 2025 | 20:29

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po i përgjigjet urdhrit të Gjykatës Themelore për të dhënë dëshminë për një rast në Prokurorinë Speciale.

    Lidhur me këtë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se gjyqësori ka si detyrim të zbatojë ligjin në frymë kushtetuese pa e parë emrin e subjektit që do t’i nënshtrohet procesit.

    “Ajo çka mund të them deri në këtë moment, është se Gjykata është absolutisht 100 për qind në zbatim të ligjit për rastin që iu referoni. Gjykata është transparente dhe ka zbatuar ligjin deri në këtë çast”, tha Zogaj për KlanKosova.

    Kujtojmë se Kurti kishte reaguar pas raportimeve në media se ishte dënuar me 250 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

    Ai kishte thënë se ndonjëherë e dënojnë atë, mirëpo ka sugjeruar që gazetarët të mos mërziten për këtë.

    “Më dënojnë mua nganjëherë, por mos u mërzitni ju”, ka deklaruar Kurti, sipas mediave në Kosovë.

    Gjykata e Prishtinës, më 04.03.2025, kishte lëshuar Urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar lidhur me këtë rast.Përkundër që kishte Urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti përsëri nuk ishte paraqitur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!