Bashkim Zejnullahu, kryetar i mullistëve të Kosovës, ka folur ndaj rritjes së fundit të çmimit të bukës nga furrtarët, duke e cilësuar atë të pajustifikuar.
“Furrtarët pa asnjë arsye e kanë ngritë çmimin e bukës sepse po e pranon tregu dhe ka blerës. Në realitet nuk është arsye rritja e çmimit,” deklaroi Zejnullahu.
Ai tha se mullistët kanë ulur çmimin e miellit për shkak të rënies së çmimit të grurit dhe pamundësisë për të shitur me çmim më të lartë.
“Është e drejt me fitu, por ne e kemi zbritur çmimin e miellit sepse neve nuk po na pranojnë ngritjen e çmimit dhe ka rënë çmimi i grurit. Nëse edhe unë kisha pasur treg, sot e kisha bërë tonin 500 euro e jo 350 euro”, ka deklaruar ai për FrontOnline.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.