×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimi i sotëm

    Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 23:36

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, e ka kritikuar vendimin e qeverisur për t’i ndarë 4 milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët.

    Sejdiu tha se mërgimtarët s’kanë nevojë për “6 kg qershia sa do harxhonte për karton të gjelbër”.

    “Njoh mallin për gurët e drunjtë e këtij vendi! Prandaj, mendoj se mërgimtari ynë nuk ka nevojë për 6 kg qershia sa do harxhonte për karton të gjelbër! Por Kosova dhe çdo cep i saj ka nevojë për një mjek më shumë”, shkroi Sejdiu.

    Sipas tij, ky veprim i qeverisë e cila është në detyrë që nga 9 shkurti është “mjerim dhe poshtërim njëkohësisht”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!