Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të kancelarit austriak Sebastian Kurz, ku thotë se “qytetarët austriakë jo vetëm që kanë frikë nga virusi, por edhe frikë nga humbja e vendit të punës. Tani është e rëndësishme të bëjmë gjithçka për të parandaluar “papunësinë masive”.
Rukiqi ka kritikuar Qeverinë e vendit që nuk po bën shumë për aspektin ekonomik e efektet që mund të ketë Koronavirusi në të për qytetarët.
“Pra është detyre e Qeverisë të largon kërcënimin dhe frikën nga virusi, por edhe frikën dhe kërcënimin nga papunësia masive. Kjo behet vetëm me veprime konkrete. Këto nuk po i shohim në Kosovë”, ka thënë Rukiqi, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/berat.rukiqi.7/posts/2648853378773546
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.