Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti po vazhdon konsultimet për formimin e Qeverisë së re.
Ai përmes një letre e ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u takuar më 9 prill në orën 15:00 ose më 10 prill në orën 09:00 ose 14:00.
Në letrën që ka publikuar Telegrafi, Kurti i kërkon takim dhe i është drejtuar Abdixhikut se pret përgjigjen e tij për këtë takim.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.
Nuk dihet ende nëse Kurti një ftesë të tillë u ka bërë edhe partive tjera opozitare.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin si datë ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.
Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar më herët Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.