Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi sot në Skënderaj, ku ka mbetur i vrarë një 42-vjeçar.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë Reporteri.net se vrasja ka ndodhur brenda një lokali në rurgën “Sala e Hamit Jashari”.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë Zahiti.
Ai ka deklaruar se rrjedha hetimore po zhvillohet në drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i vrarë ka mbetur një I.I, derisa i dyshuar për vrasjen është një 63-vjeçar me inicialet H.I, i cili ndodhet në arrati, i cili dyshohet se ka edhe shtetësi angleze.
Sipas burimeve, edhe viktima edhe i dyshuari për vrasje janë nga i njëjti fshat dhe e njëjta lagje./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.