Telashet, mosmarrëveshjet dhe përplasjet brenda kuvendeve zgjedhore të LDK-së s’kanë të ndalur.
Dy prej tyre janë shënuar sot edhe në Komunën e Podujevës. Përplasje ka pasur në shkollën “Ibrahim Rugova” pasditen e sotme.
Ndërsa, siç mëson Llapi.info, telashe dhe mosmarrëveshje të shumta ka pasur edhe në Kuvendin të mbajtur në shkollën e mesme “Isa Boletini”, konkretisht në Podujeva 3 të nëndegës 3, e që kjo nëndegë është edhe më e madhja në këtë Komunë.
Mësot se kuvendi ka vazhduar pa prezencën e kryetarit aktual, Enver Latifi, ku kryesia e vjetër ka dalë nga mbledhja, e që e njëjta ka vazhduar të mbahet pa kryesinë aktuale. E kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi në këtë nëndegë.
Në këtë mbledhje ka pasur edhe qytetarë edhe nga partitë tjera.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme është raportuar për përplasje në këtë degë të LDK-së, të cilat më pas u mohuan nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, por pamjet flasin ndryshe nga ajo çfarë ka deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.