×
  • Lajme
  • Lajme

    Krishtlindjet në Kosovë, mesha qendrore në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 7:57

    Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë do të mbahet programi qendror dyditor i festës së Krishtlindjeve.


    Sot prej orës 18:00 Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes organizon pritjen solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales.

    Prej orës 23:30 mbahet koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.

    Ndërsa në mesnatë mbahet mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet të cilën do të udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

    Ndërkaq nesër në ditën e Krishtlindjes prej orës 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë, transmeton Kp.

    Ndërsa Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00.

    Ndryshe, festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

    Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!