Ndonëse jo drejtëpërsëdrejti, emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, u përgjigj rreth spekulimeve për të ashtuquajturën “armaturë të re” të propozuar për dialogun Kosovë-Serbi, raporton gazeta online Reporteri.net
Kjo, siç qe thënë, i referohej një marrëveshje eventuale të mundshme sipas modelit të dy Gjermanive, përkatësisht e Traktatit Bazë të 1972’ës.
Zarrazin i tha Tv Prva-s serbe se është i kënaqur nëse pjesët e mira të historisë së vendit të tij mund të përdoren për progres dhe ripajtim, raportoi portali European Western Balkans.
“Gabime kemi bërë, dhe duam që Serbia dhe Kosova të mësojnë nga përvojat tona të mira, por ama edhe gabimeve. Situata në këtë rast është ndryshe me atë çfarë ishte në Gjermani”, ka thënë emisari gjerman.
Kosova është shtet që funksionon mirë, vlerësoi Manuel Sarrazin, pavarësisht, siç tha ai, problemeve gjatë kësaj here, derisa shtoi se në Beograd ka shkuar për t’ua bërë me dije atyre se ku nuk po i përmbushin Marëveshjet e Brukselit mjaftueshëm.
“Nga këtu shkoj në Prishtinë dhe u them që të kontribuojnë dhe të sillen më mençur. Kjo nuk do të thotë se që të dyja palët nuk janë për t’u fajësuar dhe ku duhet të bëhet më shumë presion. Ne duam të mbështesim shtetësinë, por ‘një, dy, tre…kjo duhet të bëhet më mirë’”.
Ai rikujtoi se kancelari gjerman Olaf Scholz ftoi vendet e rajonit në Berlin më 3 nëntor për të vazhduar procesin e Berlinit, i cili duhet të kontribuojë në “gjashtë vende që së bashku të ndërmarrin hapa drejt anëtarësimit në BE”.
Kur është fjala për Ballkanin e Hapur, Zaracin tha se nuk dëshiron të luftojë kundër iniciativave që janë sjellë me qëllime të mirsa./Reporteri.net/.