×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Kritikat e SHBA-së dhe vendeve tjera perëndimore për moskoordinim, Haxhiu: Veprimet tona në veri s’janë kundër aleatëve

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 12:41
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se veprimet e institucioneve të sigurisë të Kosovës, përfshirë ato të fundit të mbylljes së qendrave për punë sociale në veri që menaxhohen nga Serbia, nuk janë kundër aleatëve ndërkombëtarë.

    Haxhiu këtë e tha në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.

    Siç ka thënë ministrja, ato qendra janë mbyllur meqë dyshohet se përmes tyre është bërë presion për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    ‘’Veprimet apo vendimet e institucioneve të sigurisë nuk janë kundër partnerëve tanë apo kundër qytetarëve kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përkundrazi, këto Qendra janë mbyllur nga Policia e Kosovës sepse dyshohet se nëpërmes tyre është ndërhyrë apo është bërë presion për zgjedhjet e 9 shkurtit duke kushtëzuar votën e qytetarëve të komunitetit serb”, ka thënë ministrja.

    “Vet shefja e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë ka deklaruar se Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor. Këto qendra dyshohet se kanë qenë instrumenti i ndërhyrjes, prandaj edhe ka pasur reagim ligjor dhe të duhur institucional. Ne kemi përgjegjësi ndaj ligjit. Kemi përgjegjësi ndaj Kushtetutës së Kosovës dhe qytetarëve që të sigurojmë integritetin e procesit zgjedhor dhe të sigurohemi se vota e secilit është lirë dhe gara zgjedhore është fer”, ka shtuar Haxhiu.

    Për mbylljen e këtyre qendrave ka pasur reagime nga shtetet e QUINT-it, të cilat kanë thënë se mbyllja e këtyre strukturave ilegale duhet të trajtohet në dialog.

    Ambasada Amerikane në Prishtinë  reagoi duke e quajtur veprim “të pakoordinuar”.

    Në atë reagim u tha se mbylljet e këtyre zyrave janë bërë p akoordinim dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet dypalëshe./Reporteri.net/

    Mbyllja e katër qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!