Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të vizitojë sot Termocentralin “Kosova B” dhe më pas “Kosova A”.
Sipas njoftimit, Kurti shkon në Obiliq në orën 15:30. Vizita e kryeministrit tek termoncetralet vjen pas paralajmërimit se Kosova do të përballet me krizë energjetike.
Ndërkohë, KEK-u ka njoftuar sot se është lëshuar në punë njësia B1 e Termocentralit Kosova B dhe si rrjedhojë, Termokosi ka filluar të furnizohet me avull për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot, me datë: 16.12.2021 në ora 06:40, pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë”, thuhej në njoftim.
Poashtu, kalldajat e “Termokosit” në kryeqytet sot janë furnizuar me mazut, pas kërkesës urgjente të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.