×
  • Lajme
  • Lajme

    Krizë në Telekom, punëtorët nuk i marrin pagat

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 21:13

    Një pjese të punëtorëve të Telekomit të Kosoves nuk i doli paga e muajit nëntor, shkak për këtë, bllokimi i llogarive bankare nga ATK.


    Një pjesë e punëtorëve të Telekomit, nuk kanë pasur arsye t’i ofrohen bankomatit në këtë fillim-muaji.

    Pjesës së menaxhmentit të kësaj kompanie publike, nuk u kanë dal pagat për muajin tetor.

    E shkak për këto vonesa është bllokimi i llogarive bankare që Administrata Tatimore e Kosovës, ia bëri Telekomit.

    ATK ka riprogramuar marrëveshjen me Telekomin përmes së cilës do të bëhet pagesa e borxhit tatimor me këste.

    Në këtë rast tatimpaguesi në fjalë obligohet që borxhin ta pagua brenda 12 muajve.Si rezultat i mos respektimit të marrëveshjes që ka pas më herët Telekomi me ATK-së është bërë bllokimi i llogarive bankare, sipas dispozitave ligjore.

    Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të Telekomit, Lamih Balaj, nuk e sheh shqetësuese këtë fakt.

    Lamih Balaj, Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit.
    Një pjesë që janë më menaxheriale, nuk iu kanë dalë pagat. Ndërsa pjesës tjetër të terrenit e punëtoreve tjërë, iu kanë dalë pagat. Nuk është shqetësuese, nuk është e vertetë që Telekomi nuk mundet me i qit pagat.

    Se do t’i marrin pagat brenda kësaj jave, e thotë edhe kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

    “Momentin kur ka vendosur ATK të na i bllokojë llogaritë, ka arritur që të na i terhek 320 mijë euro, ndërsa kur kemi hy në marrëveshje me ta, u dashtë me pagu edhe 300 mijë euro të tjera”, ka thënë Istrefi për T7.

    Sipas Istrefit, më kohë i dërguan kërkesë ATK-së, që ta arrijnë një marrëveshje paraprake, por këta të fundit nuk iu përgjigjen asaj.

    Ndërsa kjo, sipas Istrefit, po e dëmton Telekomin edhe në raport me partnerët.

    “Situata që e ka krijuar bllokimi i llogarive, ka krijuar edhe një panikë tek partneret tanë operatorë ekonomik”, ka shtuar ai.

    Istrefi thotë institucionet e vendit po i ofrojnë vetëm përkrahje morale Telekomit, gjë për të cilën tani nuk kanë nevojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!