Kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastrimi” Sh.A – Prishtinë, Petrit Reçica, ka pranuar pozitën në këtë ndërmarrje nga ish-ushtruesja e detyrës, Fazile Haziri-Maloku. Pranim dorëzimi i detyrës është bërë të mërkurën, me 12 prill 2023.
Me këtë rast, kryeshefi i ri i KRM “Pastrimi” Petrit Reçica tha se ndërmarrja është e rëndësishme për vendin dhe qytetarët dhe synim i tij është t’i çojë përpara projektet në të mirë të Kompanisë Rajonale, punëtorëve dhe shërbimeve për qytetarë.
“Sot për së afërmi u njoftova me punën që është bërë në këtë ndërmarrje nga ushtruesja e deritanishme znj. Haziri-Maloku. Falënderojë secilin për punën e deritanishme, e që do ta vazhdojmë së bashku me projekte të reja që kanë për synim rritjen dhe fuqizimin e ndërmarrjes ‘Pastrimi'”, tha Reçica.
Sipas kumtesës, Kryeshefi Ekzekutiv Reçica u njoftua me punonjësit dhe zyrtarët lidhur me punët dhe veprimtaritë e secilit departament brenda Kompanisë Rajonale, për çka i falënderoi dhe premtoi bashkëpunim me secilin prej tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.