Komponenti i dytë i aviacionit i kontingjentit të 40-të kroat (HRVCON) është nisur nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divula në operacionin e NATO-s për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës.
Komandanti i komponentit të aviacionit është majori Elvis Mishiq, kapiten helikopteri në skuadrën e 395-të të helikopterëve të transportit të Forcave Ajrore Kroate, ka njoftuar ministria kroate e Mbrojtjes.
Majori Mishiq, për të cilin ky është udhëtimi i tij i gjashtë në operacionin e KFOR-it, para nisjes tha se “pjesëtarët e komponentit të aviacionit janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për të kryer të gjitha detyrat dhe se do të përfaqësojnë me profesionalizëm dhe nderim ushtrinë kroate dhe vendin kroat”.
Detyra kryesore e kontingjentit kroat në KFOR, i cili është i dislokuar në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.