×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia do t’i dhurojë Kosovës 20 mijë vaksina anti-Covid

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 16:38

    Kroacia do të dhurojë 20.000 doza vaksinash anti-COVID. Kështu ka deklaruar kryeministri i këtij shteti, Andrej Plllenkoviq, raporton gazeta kroate Vecernji.


    Vaksina do të ndahen edhe për shtete tjera të rajonit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnje Hercegovina.

    Për këtë të fundit më së shumti, 210 mijë sosh.

    “Në bazë të porosive tona, do të kemi doza të mjaftueshme dhe do të bëjmë edhe donacione të tjera gjatë vitit”, ka thënë Pllenkoviq.

    Kroacia më parë Kosovës i kishte dhuruar 10 mijë doza vaksinash donacion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!