×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia të shtunën mban ditë zie për vdekjen e Papa Françeskut

    Reporteri
    22 Prill 2025 | 14:31

    Ditë zie do të shpallet në Kroaci të shtunën për shkak të vdekjes së Papa Françeskut.

    Njoftimin e ka bërë vet kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.

    Ai tha se në ditën e lamtumirës së Papa Françeskut do të shpallet Ditë zie.

    Plenkoviq është një nga zyrtarët e fundit që ka parë papën e ndjerë.

    Ai vizitoi Romën me familjen e tij dhe takoi Papën pas meshës. Ai thotë se tashmë dukej se ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

    “Ai takim u bë me iniciativën e protokollit të Vatikanit. Ne ishim aty privatisht dhe nuk deshëm ta rëndojmë. Ftesën e pranuam me kënaqësi. Këtë po e them për shkak të komenteve të tmerrshme në rrjetet sociale, të cilat në Kroaci po marrin përmasa të paturpshme”, tha Plenkoviq, transmeton Index.hr.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!