×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    KRU “Mitrovica”: Ka filluar trajtimi i ujit në impiantin në Shipol, uji të mos përdoret për pije

    Reporteri
    02 Dhjetor 2024 | 15:35

    Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se kanë filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.

    Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media pak minuta më parë në rrjetin social në Facebook.

    Sipas njoftimit thuhet se momentalisht, janë duke punuar me kapacitet të reduktuar.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar konsumatorë,

    U njoftojmë së sapo kemi filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol. Momentalisht, jemi duke punuar me kapacitet të reduktuar.

    Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja hixhenike dhe jo për pije.

    Ju faleminderi për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!