×
  • Lajme
  • Lajme / Orari

    KRU Prishtina njofton për reduktime me ujë në disa qytete pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit

    Reporteri
    30 Nëntor 2024 | 13:48

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se për shkak gjendjes së krijuar së fundmi në dëmtimin e kanalit të Ibër-Lepencit nga një mjet shpërthyes, do të ketë reduktime.

    Sipas njoftimit të “KRU Prishtina”, vendet që do të mbesin pa ujë të pijshëm do të jenë Drenasi, Fushë-Kosova dhe Obiliqi.

    “Të nderuar konsumatorë! Për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok dhe prurjes së pakët të ujit nga kanali i Ibër Lepencit jemi të detyruar të aplikojmë reduktime në Drenas sot nga ora 13:00- 18:00,në Fushë Kosovë dhe Obiliq nga ora 14:00- 19:00.Shpresojmë që gjendja të përmirësohet shpejt”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!