Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se furnizimi me ujë gjatë natës së Vitit të Ri do të jetë i pandërprerë.
Kjo kompani thotë se gjatë natës së sotme, kur edhe pritet ndërrimi i motmoteve, do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë në tërë zonën operative, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi:
Ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU “Prishtina” do të jenë në gjendje gatishmërie që t’u dalin në ndihmë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellësit në zonat ku jetojnë.
Gjatë natës së sotme, kur edhe pritet ndërrimi i motmoteve, do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë në tërë zonën operative.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” thotë se me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.